Një ditë pas propozimit për të ulur moshën e votuesve nga 18 në 16 vjeç kryeministri Berisha shkon në një shkollë profesionale në Kamëz. Ai mban një fjalim elektoral pikërisht përpara dhjetra adoleshentëve, të cilët nëse miratohet nisma e Berishës, mund të jenë pjesë e 100 mijë votuesve të rinj për zgjedhjet e qershorit.
Një djalë, rreth 16 vjeç valvit një flamur të madh të Partisë Demokratike ndërsa shokët e tij, ngrenë dy gishta lart në ceremoninë e inaugurimit të Shkollës së mesme profesionale në Kamëz, ku kryeministri mbajti dhe premtimet e tij elektorale.
(ad.ti/shqiptarja.com)