VATIKAN - Papa Francesku ka refuzuar apartamentin papnor në pallatin apostolik në Vatikan. Apartamenti papnor është gati, por Ati i Shenjtë preferon të vazhdojë të banojë në rezidencën e Shën Martës në Vatikan, e ndërtuar nga Papa Gjon Pali i Dytë pranë Bazilikës së Shën Pjetrit. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, At Federico Lombardi i cili shpjegoi se Papa Françesku po eksperimenton këtë formë bashkëjetese të thjeshtë dhe normale, me priftërinjtë e tjerë, që punojnë në Vatikan. (ad.ti/shqiptarja.com)