Qytetarët e Qipros në pasiguri e presin hapjen e Bankës Qendrore të Qipros. Kreu i kësaj banke, Panikos Demetrijades, mbrëmë vonë tha se ekipet e ekspertëve po bëjnë përpjekje që hapja e filialeve të ndodhë nesër, siç u paralajmërua më parë. Megjithatë, qipriotët kanë frikë nga mundësia që filialet nesër të mbeten të mbyllura.
"Të gjithë jemi të shqetësuar. Kjo është normale duke pasur parasysh rrethanat. Pavarësisht se a do të hapen ose jo bankat, situata nuk do të ndryshohet shumë". Elina, Qytetare e Qipros
Mediat e huaja, duke u referuar në ekspertët financiarë nga Nikozia, transmetojnë se autoritetet lokale frikësohen se me hapjen e sporteleve para pikave të kursimit do të krijohet një rrëmujë e vërtetë e qytetarëve të cilët do të duan ti tërheqin depozitimet. Pritet që pas hapjes së bankave, lartësia e shumave që do të mund të ngrehet të kufizohet në 100 euro në ditë. Pasojat e para të krizës tashmë filluan ti ndjejnë tregtarët më të vegjël në vend.
"Çfarë mund të them, situata e tillë kontribuoi që qarkullimi nëpër dyqane të bjerë për rreth 70 për qind", tha Kostas, pronar i dyqanit.
Bankat në Qipro u mbyllën më 15 mars derisa vazhdonin negociatat për planin e diskutueshëm për shpëtim ndërmjet "Treshes" evropiane dhe autoriteteve të Qipros. Të hënën u mor vendimi që Qipro të marrë 10 miliard euro kredi, por si kompensim, sistemi bankar në vend duhet të rindërtohet. Parashikohet edhe tatimimi i detyrueshëm prej 40 për qind astronomik i kursimeve në lartësinë prej mbi 100.000 euro. Petar Bllazhevski