TIRANE - Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së sotme së Qeverisë, ndër të tjera, i ka kërkuar kryetarit të PS-së, Edi Rama, të kërkojë falje për fyerjen që iu ka bërë infermierëve nga Korça:
""Kam edhe një çështje me rëndësi që më detyron fakti i të qënit mjek ta them", - tha Berisha.- "Dua ti kërkoj z.Rama ta tërheqë fjalën shumë pa mend që ka thënë për infermierët. Dua të shprehem këtu se që në ditët e para të punës sime, student dhe më vonë, unë jam frymëzuar nga përkushtimi i detyrës së tyre. Mjeku nuk e ka të lehtë detyrën, por më të vështirë e ka infermierja. I kërkoj në mënyrë të vendosur Ramës të kërkojë publikisht të falur, së pari për kontributin e jashtëzakonshëm që ato japin, së dyti, ato janë vajza, gra, motra. (ad.ti/shqiptarja.com)