Papunësia në Evropë arrin shifra rekord. Shifra e papunësisë ka arritur 12% në muajin shkurt dhe sipas Bashkimit Evropian pritet, që numri të rritet edhe më shumë.
"Numri i personave të papunë në 17 shtetet anëtarë është rritur në 33 mijë gjatë këtij muaji duke arritur numrin 19 milionë në familjen europiane", - thotë raporti i agjencisë së statistikave Eurostat.
Nivelin më të lartë të papunësisë prej 26.4 % të forcës punëtore e ka Greqia e ndjekur nga Spanja me 26 %. Por kriza ekonomike ka prekur edhe Gjermaninë e cila është ekonomia më e madhe në Evropë, e cila ka arritur nivelin e papunësisë prej 5.4 %. Ndërsa nivelin më të ulët të papunësisë e ka Austria me 4.8 %.
Ndërsa për Qipron, ekonomistët thonë se ekonomia do të tkurret me 10 për qind vetëm gjatë këtij viti dhe se papunësia do të rritet deri në nivelet greke dhe spanjolle. Në shkurt, papunësia në ishullin mesdhetar arriti deri në 14 për qind.
Analistët e ekonomisë parashikojnë, se Eurozona do të përballet me një tjetër vit të vështirë ekonomik dhe papunësia vazhdon të jetë në rritje deri në fund të 2013-s.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)