Emri, negociatorët takime në Nju Jork

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve të 7 marsit, ndërmjetësi në çështjen e emrit Metju Nimic do t'i ulë në tryezën e bisedimeve negociatorët Jolevski dhe Vasilakis. Përpjekja e re e Nimicit për t'i intensifikuar bisedimet të cilat u ngrinë gjatë 2 muajve të fundit për shkak të zgjedhjeve lokale ne vend, vjen vetëm pak ditë përpara shpalljes së raportit special të Komisionit Evropian, ku theks të veçantë do t'i kushtohet progresit të Maqedonisë sa i përket arritjes së kompromisit me Greqinë. Dyja palët tanimë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në bisedime. Ndërmjetësi Nimic më 8 prill do të realizojë takime kokë më kokë me negociatorët Jolevsko dhe Vasilakis, ndërkaq më 9 prill, do t'i ulë ata në tryezë të përbashkët.

"Ambasadori Nimic do të takohet me të dy përfqësuesit ndaras, ndërkaq pastaj do t'i ulë edhe në tryezë të përbashkët, me qëllim që të vazhdojnë bisedimet nën patronazhin e OKB-së drejt gjendjes së një zgjidhjeje të përbashkët, të pranueshme për çështjen e emrit" theksohet në njoftimin e OKB-së.

Nimic pritet t'i shtrojë në tryezën e bisedimeve propozimet dhe idetë e tij për të cilat diskutoi me palët edhe në rrethin e fundit të bisedimeve që u mbajtën më 30 janar në Nju Jork. Diplomati amerikan në bisedimet e fundit u shpreh optimist se procesi po zhvillohet në rrugë të mbarë dhe se ai po bëhet realitet. Megjithëse autoritet në vend nuk kanë komentuar pritjet nga rrethi i ri i bisedimeve, epilogu i tyre pritet të reflektohet në raportin e ri të Komisionit Evropian, në bazë të cilit shtetet anëtare në Samitin e radhës të Këshillit të BE-së do të vendosin do të ketë apo jo datë për për fillimin e bisedimeve Maqedonisë. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form