Shqipëria 4 vjet në NATO, Arvizu: Vlerësim për misionet shqiptare

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Sot shënohet 4 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në fjalën e mbajtur në konferencën përkujtimore të kësaj dite në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha se vlerëson kontributin e misioneve ushtarake shqiptare në NATO të cilat kanë shërbyer globalisht.

"Sot përjetojmë 4 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Forcat ushtarake shqiptare kanë shërbyer globalisht në disa prej në Bosnje, Irak, Afganistan, ku ju ende keni mbi 200 ushtarë që shërbejnë nën komandën e NATO. Angazhohemi që të punojmë së bashku, shpresojmë të shohim përparim të vazhdueshëm..NATO është edhe një organizatë bashkërendimi, sigurie... Objektivi është sigurimi i forcave ndërvepruese e kjo përfshin gjuhën angleze si një kontribuues të madh..", -tha Arvizu.

Më pas, fjalën e mori kryeministri Sali Berisha, i cili tha vlerësoi shumë kontributin e qeverisë amerikane në anëtarësimin e Shqipërisë. Ndër të tjera ai tha që "së shpejti ne do jemi ndër vendet e para që ndahemi përfundimisht nga male të tëra municionesh të rrezikshme. Jashtë NATO-s dhe mbështetjes amerikane kjo nuk do të ishte e mundur. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO pati një impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij vendi. Investimet e huaja menjëherë pas kësaj u rritën tre herë. Gjithashtu, Shqipëria tani po punon me përkushtimin më të madh në projektin e anëtarësimit europian. Brenda një afati të shkurtër kohor, demokracia shqiptare ka një test të fuqishëm, ka një test të vërtetë dhe këto janë zgjedhjet e përgjithshme. Më lejoni t'ju garantoj, ju përfaqësues të vendeve aleate,", - përfundoi Kryeministri,-" që Shqipëria do bëjë gjithçka që të garantojë votën sipas Kushtetutës dhe standarteve ndërkombëtare".
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form