TIRANE - Mëse një çerek miliardi euro kanë "fluturuar" jashtë Shqipërisë nga kompanitë e huaja investiture vitin e kaluar. Të dhënat nga Tatimet dhe Banka e Shqipërisë flasin për atë se kompanitë e mëdha të huaja, kryesisht në telekomunikacion dhe në sektorin bankar (sipërmarrësit më të mëdhenj të huaj në vend) kanë rezultuar me fitime më të ulëta në vitin 2011.
Sistemi bankar rezultoi me një fitim minimal prej 0.7 miliardë lekësh në vitin 2011, nga 6.7 miliardë lekë një vit më parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, në vlerë absolute, kompanitë kryesore të telekomunikacionit kanë fituar rreth 46 milionë euro më pak në vitin 2011, kurse kompania tjetër e madhe CEZ, e cila deri në fund të 2012-s ka qenë në duar e çekëve, ka deklaruar humbje të mëdha për vitin 2011 e 2012.
(ad.ti/shqiptarja.com)