Qendër, proces i rregullt votimi

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Proces zgjedhor i qetë dhe pa probleme po zhvillohet edhe në komunën "Qendër" të Shkupit. Drejtuesit e komisioneve zgjedhore thonë gjatë katër orëve të para të votimit pjesëmarrja ishte rreth 20 për qind.

"Për këto katër orë e gjysmë rreth 22 për qind e qytetarëve kanë dalë në votime. Procesi po zhvillohet shumë mirë, pra nuk ka kurrfarë problemesh", tha Zharko Erekoviq, Komisioni zgjedhor.

"Votimi po zhvillohet normalisht, çdo gjë është në rregull. Njerëzit po vijnë, aq sa lejon moti, por megjithatë ka dalje të mirë në vendvotime. Deri tani, dalja në votime është rreth 15 deri më 20 për qind", u shpreh Atina Tasevska, zëvendës-kryetar i komisionit zgjedhor.

Ndërkaq, qytetarët, nga kryetari i ri i komunës presin që ti realizojë premtimet e dhëna gjatë fushatës.

"Të bëhet më mirë"

"Të ndërtohet dhe Shkupi të bëhet qytet i bukur, të jetë qytet evropian".

"Pra, ti përmbushur premtimet, atë që e premtojnë para zgjedhjeve, tani ta përmbushin, populli këtë e pret, e çka tjetër".

Të drejtë vote në komunën Qendër kanë gjithsejtë 42.636 qytetarë. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form