Ankand i veçantë, në shitje letrat sekrete të figurave të famshme

Report TV 2015-08-21

Views 0

Letrat e shkruara nga muzikantë të famshëm, autorë, aktorë, dhe ish-presidentë do të shkojnë të gjitha në shitje on- line muajin e ardhshëm.

Ndër letrat, që do të dalin në ankand do të jetë edhe një letër e shkruar me makinë shkrimi nga John Lennon për Paul McCartney. Në të reflektohet armiqësia midis dy anëtarëve të Beatles-ave në kohën e ndarjes formale të 1971.

Gjithashtu do të dalin në ankand edhe letrat, që përmbajnë paramendimet e Marilyn Monroe për vetëvrasjen e saj.

Marilyn Monroe shkroi për dëshpërimin e saj dhe se besonte, që ishte duke u çmendur, fjali kjo që është përmendur në një nga letrat, që i drejtohet këshilltarit të saj. Ylli i kinemasë humbi jetën në 1962 nga një mbidozë medikamentesh.

Midis shumë të tjerave janë letrat e shkruara nga Ernest Hemingway, Sigmund Freud, Karl Marx, Winston Churchill dhe ish-presidentët amerikanë George Washington and Thomas Jefferson.

Përfshirë në këtë ankand on line do të jetë edhe një album fotografik i Musolinit gjatë vizitës së tij në Gjermani dhe Adolf Hitlerit në Itali.

Rreth 250 letra priten të dalin në shitje më 30 Maj dhe vlerësohen të arrijnë të gjitha shifrën prej 5 milionë dollarë. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form