ELBASAN- Studentet e mbijetuara të aksidentin tragjik të Himarës nëpërmjet një deklarate për shtyp thonë se kompania SIGMA nuk i ka dhënë ende dëmshpërblimin për aksidentin e ndodhur më 22 maj kur autobusi me të cilën udhëtonin për një ekspeditë mësimore u rrëzua në greminë, pranë Himarës.
Ata i bënjë apel institucioneve të ndërhyjnë."Kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti dhe nuk kemi marrë asgjë. Kompania e sigurimeve SIGMA na detyrohet 1.5 miliardë lekë. SIGMA nuk i plotëson detyrimet"- kanë thënë studentet e mbijetuar të aksidentit tragjik në një deklaratë për shtyp të bërë sot paradite para Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Studentja e mbijetuar, Blerina Cereni, në emër të shoqeve të saj i bën apel ministrisë së Drejtësisë Avokatit të Popullit dhe kryeministrit Berisha të shohin çështjen me rigorozitet "pasi vajzat kanë nevojë për para për të ndjekur kurat". Në rast se nuk zgjidhet çështja ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta të cilat do të përshkallëzohen deri në grevë urie. Studentja Cereni ka theksuar më tej se " dosjet e të gjitha studenteve të aksidentuara janë dorëzuar që në muajin shtator tek kompania SIGMA por kjo e fundit e zvarrit këtë çështje duke i thënë atyre se këni mangësi në dosje dhe duhen sërish vizita mjeko-ligjore".Aksidenti i rëndë i mori jetën 11 studenteve, shoferit të autobusit dhe të fejuarit të një studenteje e cila arriti t'i mbijetojë. 26 studente u plagosën. (ad.ti/shqiptarja.com)