Aksidenti në Himarë, studentet e mbijetuara sërish në protestë

Report TV 2015-08-21

Views 5

ELBASAN- Studentet e mbijetuara në aksidentin tragjik të 21 majit në Himarë mbështetur nga bashkëmoshatarë studente të universitetit "Aleksandër Xhuvanit" në Elbasan protestuan sërish sot dëmshpërblimin që nuk i është dhënë ende nga kompania e sigurimeve SIGMA. Protesta u zhvillua para godinës së universitetit.
Studentët e "Aleksandër Xhuvani" kanë dalë në mbështetje të protestës duke bojkotuar orën e tretë të mësimit.Studentet thonë se SIGMA i detyrohet 150 milionë lekë të reja dhe ndonëse kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti ata ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Studentet e mbijetuara i kanë bën apel edhe ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe kryeministrit Berisha të ndërhyjnë pasi kanë nevojë për para për të vazhduar mjekimin.Aksidenti i rëndë i mori jetën 11 studenteve, shoferit të autobusit dhe të fejuarit të një studenteje e cila arriti t'i mbijetojë. 26 studente u plagosën. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form