Fshiheshin në Shqipëri, 8 anëtarë të një organizate ndërkombëtare të narkotrafikut, që ranë në prangat e policisë në kuadrin e operacionit "Sotto Traccia". Gjykata shqiptare e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe masa e arrestit me 40 ditë burg tashmë do t'i shërbejë akuzës për të plotësuar dosjet e ekstradimit.