Një depozitë karburanti është përfshirë nga flakët rreth orës 12 e 50 të paradites në fshatin Sallmone pranë 4 rrugëve të Shijakut. Zjarri është i fuqishëm dhe rrezikohen 10 banesa. Në vendngjarje gjenden zjarrëfikëset e Durrësit dhe të portit. Ende nuk ka konfirmime për të lënduar në njerëz. "Është një zjarr i madh dhe i rëndë që nuk po vihet ende nën kontroll. 5-6 automjete vazhdimisht po derdhin ujë. Ende nuk është bërë i mundur izolimi i tij. Është kërkuar ndihmë nga zjarrfikëset e rretheve fqinjë."- informon korrespondenti i TVA1 REPORT Artur Korriku. Urdhërohet evakuimi i lagjes