Koalicioni i së majtës ka marrë drejtimin në këshillin bashkiak të Korcës, pas marrjes së shumicës mbas aleancës PS-LSI edhe në nivel lokal.
Unifikimi i votave të 2 anëtarëve të LSI-së, si dhe një anëtarë i partisë demokratike, bashkë me një tjetër të Partisë
Bashkimi Liberal Demokrat kanë lënë të djathtët në minorancë, me 9 këshilltarë më pak se koalicioni i së majtës.
Këshilltarët e LSI-së e kanë argumentuar largimin e tyre nisur nga nënshkrimi i koaliconit parazgjedhor PS-LSI.
Këshilli bashkiak i qytetit të Korcës pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011 udhëhiqej nga të majtët, me një raport 16-19, ndërsa tani me largimin e katër këshilltarve ky raport shkon 12 me 23,duke i lënë të djathtët tërësisht në minorancë.
Ndërsa kreu i Bashkimit Liberal Demokrat Ilir Bajlozi ka njoftuar se do të bëjë koalicion me të majtët pasi në pikëpamjet e tij poltike nuk janë më ato, që Partia Demokratike paraqet sot,
"Kam qenë pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit, por idealet e mia nuk i gjej më në PD", - u shpreh ai