Institutit Nacional Demokratik, (NDI) kontributin e vet rreth projekt ligjit për mediat do ta jep gjatë shqyrtimit të tij në trupat kuvendore pasi kjo organizatë nuk ka ndonjë bashkëpunim direkt me mediat. Megjithatë drejtori i NDI-s, Kris Hensho shprehet se gjatë shqyrtimit të projekt ligjit në komisionet kuvendore duhet marrë pjesë edhe ekspertë të kësaj fushe, me qëllim të miratimit të një ligji për media i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë.
"NDI nuk bashkëpunon në mënyrë direke me mediat. Angazhimi jonë për momentin është i lidhur direkt me Kuvendin. Pyetjen të cilën e shtroni është e mirë për Komisionet parlamentare gjatë debateve dhe do të ishte një kënd i cili duhet të mbulohet. Puna shumëvjeçare e NDI fokusohet në përmirësimin e punës së komisioneve parlamentare dhe procesin e shqyrtimit të ligjeve, si dhe revizionin e tyre pas implementimit. Gjithnjë potencojmë se ligjet përmirësohen me shqyrtimin kualitativ dhe përdorimin e ekspertizave. Çështjen të cilën e shtruat lehtë shqyrtohet, me sjelljen e ekspertëve të cilët janë në Maqedoni, të cilët do të merrnin pjesë gjatë diskutimit në Kuvend", deklaroi Kris Hensho, drejtor i Institutit Nacional Demokratik.
Ndryshe Propozim ligji për media i propozuar nga Qeveria ka hasur në kritika të shumta nga ekspertë të kësaj fushe. Pas reagimeve të Shoqatës së Gazetarëve e cila propozimin e vlerëson të dëmshëm për punën e mediave, miratimi i ligjit është shtyrë për një periudhë 2 mujore, që të njëjtin të për të njëjtin ë hapen debate publike. Bedri Rexhallari