TIRANE - Kryeministri i premton banorëve të Lezhës se kundërshtarit të tij do ti ngecë fyt një nga një të gjithë halat duke nënvizuar se shkarkimi i Ilirjan Muhos, anëtari i LSI-së nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte vetëm fillimi.
" Do ti ngecë në fyt një nga një të gjithë halat. Atë ua thashë unë atij dhe ju jap fjalën se një nga një do ia ngec në fyt. Muho është vetëm fillimi prisni, të shihni muajt e tjerë. Siç e meriton. "- tha Berisha i pranishëm paraditen e sotme ne rikonstruksionin e rrugës Kodhel-Dajç- Blinisht.
Edhe pse me 9 aleat më pak se të majtët si pjesë e koalicionit parazgjedhor, Berisha ka theksuar se PD shkon drejt 23 Qershorit e sigurt në fitore, ndërsa nuk ka lënë pa hedhur akuza ndaj "Aleancës për një Shqipëri Evropiane" si aleancë mashtrimi dhe e përbërë nga parti serial killerash dhe hajdutësh.
"Nëse unë Sali Berisha do të shqipëroja fundërrina bashkohuni kundër meje, si do ju duket? A do ju duket një fjalë që do e thoja por se them unë. Për javë të tëra hapun shtypin nën moton qelbësira të bashkohemi për të rrëzuar Berishën. Nuk ua kam thënë unë këtë, por ideologët më kryesorë, dhe pasi u bashkuan me ato që thanë u mbetën halat e Lalzit. Aleanca jonë është e vërtetë. Ai rreshton emrat. 4 parti komuniste, 3 parti serlial killerash dhe hajdutësh. Nga 35 parti që ka në listë 25 nuk kanë qenë kurrë në zgjedhje, merrni listën e 2009. Mashtrojnë me emra."- tha Berisha i pranishëm paraditen e sotme ne rikonstruksionin e rrugës Kodhel-Dajç- Blinisht.
BERISHA: RAMES I KA NGELUR ORA 100 VJET PRAPA
Berisha sulmoi Ramën duke i kthyer në vëmendje vizitën e këtij të fundit në Vlorë. "Mirë që s'u bëri thirrje ta mësyjnë Sali Berishën si Selam Musai. Zoti Rama të ka mbetur ora në kohën e Selam Musait. 100 vjet prapa". Ne fund të fjalimit të tij kryeministri ftoi liderin socialist Edi Rama që të votojë ligjin për emigrantët, duke i mundësuar votimin nga vendet ku ata jetojnë. (ad.ti/shqiptarja.com)