Para deputetëve të grupit parlamentar socialist dhe në një transmetim televiziv direkt Kryetari Edi Rama i kërkoi ndjesë deputetëve për gabimet duke shtuar se të gjithë do të jenë rrugëtarë drejt fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe qeverisjes së një vendi ku legjislativi do të jetë i ndarë nga ekzekutivi.
"Sot është dita, që nëse kam gabuar me ndonjë prej jush, për t'ju thënë se ju kërkoj sinqerisht ndjesë. Për mua gjithë pjestarët e këtij grupi janë dhe do të mbeten rrugëtarët drejt fitores."- tha Rama.
21 JANARI AMANETI PER DREJTESI
Për Ramën vënia e drejtësisë për 21 Janarin "është amaneti më i madh i katër vjeçarit dhe synimeve tona për drejtësi në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes. Do ndajmë legjislativin nga ekzekutivi."