Kire Naumov zyrtarizoi sot kandidaturën e tij për kryetar të partisë më të madhe opozitare LSDM-së. Naumov tha se në vazhdimësi ka kritikuar pushtetin e kryeministrit Gruevski, por nuk ka anashkaluar të kritikojë edhe lëshimet e LSDM-së, për të cilat tha se nuk mund të heshtë. Naumov kërkoi mbështetjen e delegatëve për siç u shpreh një LSDM-ja fitimtare. Naumov tha se ka vizion se si të kthejë shpresën tek punëtorët, të varfëritë, tek të papunët, tek grupet e margjinalizuara dhe tek të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë me dinjitet nga puna e tyre.
"Kam forcë dhe vullnet ti bashkojmë të gjithë anëtarët tanë, mbështetësit që sërish bashkë të ndërtojmë idenë e socialdemokratëve. Potenciali kadrovik i socialdemokratëve është i madh. Në LSDM ka njerëz kualitativ të cilët janë të gatshëm dhe të aftë që bashkë ti bëjmë ndryshimet e duhura. Kandidohem sepse e di që ekziston mënyrë që LSDM-ja me një kapacitet të mirë, me një ekip të mirë dhe para së gjithash me mënyrë të re të veprimit , sërish të bëhet parti fitimtare", tha Kire Naumov, kandidat për kryetar të LSDM-së.
Naumov pret që gara për kryetar të LSDM-së të jetë e lirë dhe demokratike. Ndërkohë që shprehet se është koha e fundit për ndryshime kadrovike brenda LSDM-së.
"Besoj se ajo që po ndodhë deri tani, në një far forme më bindin se procedura do të jetë e lirë dhe demokratike. Besoj që të gjithë kandidatët që deri tani janë paraqitur, kanë kualitetet e tyre dhe besoj se të gjithë njësoj i kemi gjasat për ta fituar këtë funksion .Definitivisht duhet të ekzistojnë ndryshime kadrovike, por asnjëherë nuk kisha thënë se ato duhet të jenë ndryshime të mëdha kadrovike. Shumë nga njerëzit që kanë qenë atje për shkaqe të ndryshme nuk mund të vijë në shprehje. Ndoshta kanë pasur mendim ndryshe nga drejtuesit, por kjo nuk do të thotë se ato menjëherë duet të eliminohen", u shpreh Kire Naumov, kandidat për kryetar të LSDM-së.
Në garë për kryetar të LSDM-së janë edhe Zoran Zaev, Zoran Jovanovski dhe Igor Ivanovski. Të gjithë këta për momentin ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre. Bedri Rexhallari