Kthimi i emigrantëve në vendlindje, kryesisht nga Greqia dhe Italia vijon të shoqërohet me probleme sa i përket integrimit të fëmijëve në sistemim arsimor dhe në gjuhën shqipe.
Edhe pse vështirësitë për shkak të gjuhës janë të shumta, Drejtoria Arsimore dhe drejtoritë e shkollave po punojnë me programe të veçanta në të gjitha klasat me nxënës të kthyer nga emigracioni.
Në rrethin e Sarandës dhjetra nxënës, fëmijë emigrantësh i nënshtrohen kurseve specifike jashtë procesit mësimor për të përvetësuar gjuhën shqipe.
"Ky fenomen, është hasur edhe nëpër shkollat e qytetit të Delvinës apo dhe fshatrave të tjera të komunave. Edhe në Gjirokstër është vërrejtur një fenomen i tillë, por është preferuar të zgjidhet me forma private, mësimi i gjuhës shqipe", - thotë Arta Alikaj, mësuese e gjuhës shqipe.