Gazetari italian i zhdukur në Siri prej 20 ditësh

Report TV 2015-08-21

Views 0

Mediat italiane raportojnë se një gazetar italian është zhdukur në Siri prej 20 ditësh.

Domenico Quirico, 62 vjeç, është një reporter veteran i luftërave, i cili ka hyrë në territorin e Sirisë nga Libani më 6 prill.

E përditshmja italiane "La Stampa" thotë se ka patur vetëm kontakte sporadike nëpërmjet telefonit deri më 9 prill, dhe prej atëherë nuk kanë marrë më informacione për të.

Konflikti në Siri ka bërë, që ky vend të jetë një nga më të rrezikshmit në botë për gazetarët ku sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Siria ka qenë vendi më vdekjeprurës për reporterët në 2012-n.

Muajin e kaluar 4 gazetarë italianë u morën peng në Siri në fillim të këtij muaji, por u liruan shumë shpejt.

Ministria e Jashtme italiane ka nisur përpjekjet për të rënë në gjurmët e Quirico-s I cili ka qenë reporter edhe i konflikteve në Sudan, Uganda dhe Libi.

Share This Video


Download

  
Report form