Gjykata Evropiane: Janë shkelur të drejtat e Timoshenkos

Report TV 2015-08-21

Views 0

Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha se të drejtat e Julia Timoshenkos janë shkelur nga e autoriteteve në Ukrainë në momentin e arrestimit të saj, me akuzën e keqpërdorimit të pozitës derisa ishte kryeministre.

Në vendimin e saj, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, tha se të drejtat e Timoshenkos për liri dhe siguri sipas nenit 5 të Konventës, duke përfshirë të drejtën e saj për kompensim dhe rishikimin e ndalim arrestit të saj, ishin shkelur.

Por gjykata, nuk ka mbështetur ankesën e ish-kryeministres ukrainase në lidhje me keqtrajtimin e pretenduar gjatë transferimit të saj në spital, në prill 2012.

Avokati i Timoshenkos, Serhiy Vlasenko i cili ishte i pranishëm në seancën gjyqësore përshëndeti vendimin duke thënë se gjykata kishte njohur të drejtat ligjore në paraburgim të klientes së saj.

Aktualisht, ajo po e vuan dënimin me burg, pasi në tetor të vitit 2011 nga një gjykatë në Ukrainë ishte dënuar me kohëzgjatje prej 7 vitesh, për keqpërdorim të pozitës derisa ishte kryeministre.

Ish kryeministrja këmbëngul se është viktimë e hakmarrjes politike nga presidenti Viktor Yanukovych, i cili e mundi atë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2010.

Share This Video


Download

  
Report form