Shëngjini duket se edhe këtë sezon turistik do të presë pushuesit me një nivel alarmant ndotjeje. Ujërat e zeza dhe grumbuj mbeturinash sic duket edhe nga pamjet përshkojnë rrugët kryesore të qytetit.
Me rritjen e temperaturave kjo situatë kthehet në burim infeksinesh për banorët, por edhe për pushuesit. Banorët kanë kërkuar herë pas here ndërhyrjen e komunës për sistemimin e ujrave të zeza brenda qytetit si dhe përcaktimin e një vendgrumbullimi për mbetjet urbane, por deri tani gjithcka ka kaluar në heshtje.
"Vijnë dy minuta i pastrojnë i hedhin mbeturinat këtu dhe ikin ndërsa ne kemi fëmijë mblidhen miza, mushkonja iu vijnë fëmijëve në fytyrë, na futen në shtëpi. Asnjë vjen, as në Komuna edhe pse kanë dhënë 100 herë fonde, i kane vjedhur, i kane ngrënë vetë. Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, nuk hyjmë dot në shtëpitë tona. Po vjen vera, vijnë turista është gjynah të na shohin kështu", - shprehen të revoltuar qytetarët.
Në mungesë totale të higjienës në rrugët e qytetit, por edhe infrastrukturës në zonën e plazhit banorët e Shëngjinit, që zhvillojnë bizneset familjare gjatë sezonit të verës e parashikojnë atë me të varfër se verën që shkoi.