Sllupçan, përkujtohet 12 vjetori i 2001-it

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

12 vjetor i fillimit të luftës së UÇK-së në Sllupçan si dhe shpallja e zonës së lirë të Karadakut, u përkujtuan sot në këtë rajon me një ceremoni madhështore, dhe një program, artistik për të pranishmit. Me nderimin e përmendoreve të dëshmorëve të kësaj ane, nisi edhe ceremonia përkujtimore e këtij përvjetori, e cila solli në Sllupçan ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferi, ministra të tjerë të BDI-së në Qeveri, deputetë të zonës, si dhe funksionarë të tjerë të lartë të partisë, ish luftëtarë nga vendi dhe Kosova, si dhe familjarë të dëshmorëve.

"Të gjithë ne që bartim funksione publike sot e 12 vite pas 2001shit, në çdo moment kemi mbi vete dhe në kokë këto bijë dhe bija të kombit që për çdo moment na kujojnë se në rrugën tonë duhet të përmbushim gjithçka në përpikmëri që nga dita e parë që kishin për ideal dhe për të cilën ideal dhanë jetën", deklaroi Tala Xhaferi, ministër i mbrojtjes.
Në emër të familjeve të dëshmorëve në rajonin e Likovës, foli edhe Fatbardh Rufati. Ndërkaq, kryerari i veteranëve të UÇK-së në Kosovë Gafur Bytyqi vlerësoi gjakun e dëshmorëve, që sot në këto troje të flitet shqip.

"Veteranët e 3 UÇK-ve na bëjnë që ne sot të jemi këtu, të jemi këtu të lirë. Imagjinoni vllezër të nderuar dhe motra, para 10-15 vitesh me ardh Gafur Bytyqi prej Ferizaji dhe me mbajt fjalë shjqip me mendu dhe me fol shqip ku do të isha unë dhe ku do të ishit ju. Me ardh këtu me kreanri dhe i pathyeshëm deri në fund m'i hapën rrugët Ismet Jashari-Kumanova, me qindra vllezër dhe motra shqiptare nga Maqedonia i erdhën në ndihmë në mënyrën më të mirë popullit vëlla në Kosovë", u shpreh Gafur Bytyqi, kryetar i veteranëve të UÇK-së.

Dita përkujtimore e nisjes së konfliktit të UÇK-së vazhdoi me një atmosferë festive, me këngë e valle nga grupi 'Ibe Palikuqi", si dhe këngë të kënduara nga Shkurte Fejza etj. 2 Maji është dita e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë në Karadak, nga brigada 113 'Ismet Jashari'-Komandant Kumanova, në vitin 2001. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form