Traktori, 2 fëmijë në gjendje kritike

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Dy prej njëmbëdhjetë fëmijëve që pardje pësuan në aksidentin e tmerrshëm të trafikut në fshatin Orizare të Koçanës ende janë në gjendje kritike. Sipas mjekëve, tek disa nga të lënduarit ka përmirësime, kurse dy prej fëmijëve u lëshuan dje nga spitali për shërim shtëpiak.

"Një djalosh i cili është nën kujdesin intensiv në klinikën e neurokirurgjisë është vendosur në aparat për frymëmarrje mekanike. Në gjendje kritike është edhe një vajzë e cila për shkak të lëndimit të rëndë në kokë dhe mushkëri është vënë në ventilim mekanik", tha Zorka Nikollovska-Karil.

"Nga të plagosurit që janë të neurokirurgji, pesë fëmijë janë në gjendje të qëndrueshme. Prej fëmijëve më rëndë të lënduar, tre fëmijë, njëri është përmirësuar dhe do të transferohet në repart. Dy fëmijët e tjerë sikurse që përmendën kolegët janë në gjendje serioze shëndetësore. Po vazhdojnë ekzaminimet dhe trajtimet", u shpreh Sllobodan Damjanovski, Neurokirurgjia.

Për gjendjen e fëmijëve të lënduar, sot u interesua dhe personalisht i vizitoi ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov. Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë festave të ardhshme të jenë të kujdesshëm.

"Dua ti porositi ato qytetarë që në festat e ardhshme të jenë të matur në çdo aspekt. Edhe në aspekt të konsumimit të alkoolit, ushqimit dhe të drejtojnë me kujdes makinën", deklaroi Nikola Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas mjekëve të Qendrës Klinike "Nënë Tereza", thuajse tek të gjithë fëmijët dominojnë lëndime të rënda dhe të lehta në kokë, fytyrë dhe shtypje në të gjithë trupin. Përndryshe, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti ndodhi në fshatin Orizari, traktori në të cilin ndodheshin 18 persona, shumica të mitur,u rrokullis në afërsi të lokalitetit "Ilin Doll" në rrugën ndërmjet fshatrave të Koçanës Preseka dhe Orizari. Aksidenti ndodhi rreth orës 19 e 30 minuta. Shoferi i cili e drejtonte traktorin ndërroi jetë në vendngjarje, kurse bashkëshortja e tij vdiq në klinikën e Shkupit. Personi më i ri i cili u lëndua ishte i lindur në vitin 2006, ndërsa më i moshuari në vitin 1998. Verica Pavlloska

Share This Video


Download

  
Report form