Tiranë, Bashkia reagon pas 5 orësh: Sot s'kishte asnjë mbledhje

Report TV 2015-08-21

Views 2

Pas 5 orësh situatë të tensionuar dhe pa precedentë brenda në bashkinë e Tiranës, ku këshilltarët e majtë votuan në paradhomë shkarkimin e Njazi Kosovrastit dhe emërimin e Aldrin Dalipit në postin e kryetarit të Këshillit bashkiak, vjen dhe reagimi i bashkisë së Tiranës.

31 këshilltarët PS-LSI nuk u lejuan të zhvillonin mbledhjen në sallën e këshillit pasi bashkia kishte kyçur derën, dhe bllokoi median të hynte brenda për një farë kohe. Në këto kushte mbledhja u zhvillua në paradhomën e sallës së këshillit bashkiak por bashkia e Tiranës deklaron se nuk e njeh mbledhjen.

NJOFTIMI PER SHTYP I BASHKISE SE TIRANES
"Bashkia e Tiranës bën të ditur se sot nuk është zhvilluar asnjë mbledhje zyrtare e Këshillit Bashkiak.

Bashkia Tiranë njoftoi që dje opinionin publik se nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe të ligjshëm mbi thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ditën e sotme.

Bashkia Tiranë dënon dhunën e përdorur sot nga disa këshilltarë, ndaj institucionit të Bashkisë dhe bën të ditur se do të bëjë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës. Të gjithë veprimet dhe deklaratat e sotme të disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe janë të motivuara nga fryma e konfliktit politik.

Bashkia Tiranë i bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës të distancohen nga veprime të paligjshme dhe të dhunshme ndaj institucionit të Bashkisë dhe siguron Këshillin Bashkiak dhe qytetarët e Tiranës se përgjegjësit e veprimeve të sotme antiligjore dhe të dhunshme do të përballen me pasojat ligjore

Share This Video


Download

  
Report form