Meta-Berishës: Të votojmë sot 3 ligjet, nuk ka sens referendumi

Report TV 2015-08-21

Views 1

Kreu i lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta, ka shigjetuar sërish ish-aleatin e tij në qeverisje, kryemistrin Berisha, se po përdor politikisht votimin e tre ligjeve.

Sipas tij, kërkesa për referendum e shefit të qeverisë është e pakuptimtë, pasi dihet vullneti i shqiptareve pro integrimit.

"Ditët e fundit unë bëra një propozim drejtuar kryetarit të PD-së dhe kryetarit të PS-së dhe ky propozim i imi ishte, që t'i miratojmë këto tre ligje tani dhe këto të hynin në fuqi në shtator me parlamentin e ri në mënyrë që këto të konsiderohen të përfunduara në raport me partnerët tanë dhe ndërkohë zbatimi të fillojë me kuvendin e ri, ndërkohë që ne kërkojmë që këto tre ligje të votohen që sot, vjen përgjigja nga PD-ja që këto ligje do t'i votojmë në shtator me referendum. Nuk ka sens, sepse të bësh një referendum për një çështje, që mund të zgjidhet në parlament dhe ekziston tani mundësia dhe vullneti, duhet vetëm shpirti i kompromisit dhe i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit, do të thotë që nuk e ke pasur seriozitetin deri tani çështjen e integrimit.

Pse duhet të harxhojë shteti miliona euro për të bërë referendum në të gjithë Shqipërinë kur asnjë nuk e kundërshton çështjen e miratimit të tre ligjeve", - u shpreh Meta në një takim me simpatizantë në komunën Bërxull të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form