Konferenca ndërfetare, BFI e bojkoton

alsatmtv 2015-08-21

Views 9

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë do të bojkotojë konferencën e tretë botërore për dialog ndërfetar që do të mbahet sot në Shkup. Në këtë konferencë do të marrin pjesë rreth 110 mysafirë të huaj dhe 150 nga vendi, përfshirë këtu të gjitha bashkësitë fetare të regjistruara në Maqedoni, përveç Bashkësisë Fetare Islame. Nga BFI thonë se kanë 1 mijë arsye për të bojkotuar këtë konferencë, e cila sipas tyre paraqet një dyfytyrësi të llojit të veçantë, pasi në Maqedoni mund të ketë gjithçka por jo edhe dialog ndërfetarë dhe ndërkulturorë mes komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në Maqedoni. Në arsyetimin e BFI-së përmenden problemet e pazgjidhura për myslimanët në Maqedoni.

"Çarshi Xhamia n? Prilep, Xhamia n? Llazhec, kryqet e vizatuara n? Sahat Kullat e Manastirit dhe Prilepit, kthimi i tokave t? nacionalizuara t? BFI-s?, ndarja e tokës për ndërtimin e Qendrës Islame n? Shkup, përjashtimi i elementit Islam nga Qendra e Shkupit me projektin Shkupi 2014 dhe të tjera".

Ndaj vendimit të BFI-së ka reaguar kryetarja e Komisionit për marrëdhënie ndërfetare Valentina Bozhinovska e cila akuzon BFI-së se po tenton të prishë imazhin e shtetit. Përkundër vendimit të BFI-së për të bojkotuar konferencën, praninë e tyre në këtë manifestim e kanë konfirmuar 14 përfaqësues të Bashkësive Fetare Islame nga shtetet e rajonit dhe më gjerë. BFI e Serbisë, imamë nga Amerika, teologë dhe profesorë për religjion nga Kosova, Turqia, Egjipti dhe Irani. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form