Besimi: Nuk kam marrë as nuk kam dhënë propozim për emrin

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Pas vizitës në Athinë, në një intervistë për gazetën greke 'To Vima' zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite nuk ka qenë të ofrojë apo marrë ndonjë propozim konkret rreth çështjes së emrit.

"Duke folur mbi perspektivën evropiane, padyshim që në tryezën e bisedimeve imponohet edhe çështja e emrit. Bashkërisht ramë dakord se çështja e emrit duhet të gjejë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme në një periudhë sa më të shkurtër. Duhet të theksoj, se këtu nuk erdha të ofrojë apo të marrë ndonjë propozim konkret. Kjo do të ndodh në kuadër të bisedimeve që udhëhiqen nga OKB. Por këtu jam sërish që të dëshmojë se vendi ynë është i përkushtuar plotësisht në gjetjen e zgjidhjes. Prandaj konsideroj se kjo vizitë përbën një hap përpara", ka theksuar zv/kryeministri Fatmir Besimi.

Ndëkraq 'To Vima' duke komentuar qasjen e Besimit gjatë vizitës në Athinë shkruan se zv/kryeministri shqiptar duket në veçanti i hapur për kompromis dhe i gatshëm për të përforcuar bashkëpunimin me Greqinë. Nga ana tjetër në pyetjen e gazetës 'To Vima' mbi qëllimin e udhëtimit të kreut të BDI-së në SHBA, Besimi ka theksuar se: ai ka të bëjë kryesisht me dërgimin e një mesazhi të fuqishëm politik se Maqedonia nuk ka pretendime apo probleme me fqinjët e vet, dhe të nxjerr në pah përkushtimin e vendit për të zgjidhur çështjet e hapura përmes dialogut. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form