Digjitalizimi i televizioneve ka hyrë në procedurë kuvendore, ndonëse për procesin nuk ka konsensus nga të gjitha palët e involvuara. Përkundër paralajmërimeve të mediave se shpenzimet e reja -- do të paraqesin goditje serioze për biznesin mediatik, megjithatë ndryshimet e Ligjit për radiodifuzion, me të cilat Qeveria dëshiron që prej një qershorit televizionet prej analoge të kalojnë në digjitale -- mbërritën në Kuvend. Deputetët i dhanë dritë jeshile -- ndryshimet e Ligjit të shqyrtohen në komisionin parlamentar për transport dhe lidhje. Ndryshimet miratohen me procedurë të shkurtër, ndërsa arsyet për hapin e këtillë të Qeverisë i sqaroi zëvendësministrja për Shoqëri Informatike, Marta Tomovska Arsovska.
"Në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian për vendet anëtare të BE-së është përcaktuar që deri në fund të vitit 2012, duhet të ndërpritet emetimi analog, televiziv, tokësor. Duke marrë parasysh faktin se vendet fqinje anëtare të BE-së, tashmë e përjashtuan ose tashmë janë në fazën e përjashtimit të emetimit analog televiziv, ndërsa për shkak të koordinimit ndërshtetëror të radiofrekuencave u bë e ditur nevoja që me ligj të përcaktohet data kur edhe Maqedonia do të bëjë ndërprerje të sinjalit analog", tha Marta Tomovska Arsovska, zëvendës-ministrja për shoqëri informatike dhe administratë.
Televizionet tashmë një kohë të caktuar paralajmërojnë se nuk dihet se cilat dhe sa media do të mbeten në eter pas një qershorit, veçanërisht për shkak se ato operatorit të vetëm -- ONE, i autorizuar për digjitalizim do të duhej t'i paguajnë shuma të mëdha. Kompensimi vjetor për televizionet lokale do të kushtojë 20 mijë euro, ndërsa për ato kombëtare 160 mijë euro. Para disa ditësh, ministri Ivo Ivanovski, përgjegjës për procesin e digjitalizimit kërkoi që ONE t'i ulë për 36 për qind çmimet, por megjithatë deklarata e ministrit mbeti vetëm si kërkesë publike drejtuar operatorit ONE, me qëndrim se nëse nuk merren vesh ONE dhe televizionet, atëherë do të duhej të kërkojnë koncesion kabllor ose satelitor.
"Nëse nuk merren vesh deri më 1 qershor, ekziston mënyrë që të gjitha televizionet të emetojnë përmes operatorit kabllor. Atëherë cili është qëllimi? Qëllimi është që të fitohet televizion digjital. Ndërsa të gjithë nuk do të mbeten të emetojnë përmes kabllores për shkak se disa tashmë kanë vendosur marrëveshje me ONE", u shpreh Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike.
Televizionet nuk kanë kurrfarë garanci se shuma do të ulet, ndërsa pushteti edhe më tutje e shtyn digjitalizimin, në Kuvend, me procedurë të shkurtër. Nga ana tjetër, problem paraqet edhe ndarja e rajoneve në të cilat do të emetojnë mediat, të cilat në mënyrë plotësuese ndërlikojnë gjithë procedurën. Ndryshe, digjitalizimi duhej të zbatohet me Ligjin për media, por meqë miratimi i tij është anuluar për dy muaj, tani qeveria bën ndryshime në ligjin ekzistues për radiodifuzion. Në këtë mënyrë, sipas një pjese të ekspertëve të cilët publikisht komentuan këtë temë, po shpërdoro...