Pas takimeve të zhvilluara me autoritete të larta shtetërore në Tiranë, Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Talat Xhaferi, ka rrëfyer për A1 Report arsyet e vizitës në Tiranë, arsyet e kontestimit të tij si ministër, por edhe shkaqet që e mbajnë Maqedoninë larg familjes evropiane.
Sipas z. Xhaferi, pengesa e vetme është vetëm emri, ndërsa detyrimet e tjera, Maqedonia i ka plotësuar. Në një intervistë për A1 Report, Xhaferi e anashkalon "incidentin" e ndodhur gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, ku ky i fundit nisi të fliste në anglisht, ndërsa homoplogu i tij i Maqedonisë, i është përgjigjur në Shqip. Xhaferi preferon të mos e trajtojë këtë temë, duke u shprehur se takimi ishte miqësor dhe nuk ia vlente të trajtohej kjo temë.