Asambleja Gjenerale e OKB-së ka votuar rezolutën që dënon fuqimisht qeverinë e presidentit Bashar Al Assad dhe me të cilën kërkohet tranzicioni politik në Siri. Rezoluta e mbështetur edhe nga vendet arabe, u miratuar me 107 vota pro, 12 kundër dhe 59 abstenime.
Ndërsa Rusia, aleat i afërt i presidentit të Sirisë, kundërshtoi tekstin e rezolutës duke thënë se është kundër produktive. Gjithashtu, Kina, Siria, Irani dhe Korea e Veriut ishin në mesin e 12 shteteve që kundërshtuan këtë draft, ndërsa Afrika e Jugut, India dhe Brazili ishin në mesin e dhjetërave që abstenuan.
përfaqësuesit e opozitës si efektiv në bisedimet për një tranzicion politik në vend. Dokumenti vuri në dukje edhe njohjen e gjerë ndërkombëtare të Koalicionit Kombëtar, grupi kryesor i opozitës që është përfaqësues legjitim i popullit sirian.
Kryetarja e Komitetit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit për Sirinë, Carla del Ponte tha se kjo rezolutë u hartua nga dëshmitë që janë marrë nga hetuesit që kanë qëndruar në vendet fqinje, ku kanë marrë në pyetje viktimat apo edhe mjekët.
Në Siri sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën rreth 80 mijë persona që nga fillimi i konfliktit sirian në Mars të vitit 2011.
Projekt-rezoluta ka mirëpritur themelimin e Koalicionit Kombëtar sirian dhe ka cilësuar