Kryeministri Berisha gjatë fushatës po "ndjek" këmba këmbës kreun e PS Edi Rama në të gjitha qytetet kryesore të vendut ku ka qënë deri më tani.
Kjo ka qënë më e dukshme sidomos në dy takimet e fundit dhe përkatësisht në qarkun e Elbasanit dhe atë të Korçës. Vetëm një ditë pasi lideri i opozitës ka prezantuar kandidatët në këto dy qytete, kreu i mazhorancës ka bërë të njejtën gjë, duke mos i lënë për asnjë moment banorët e këtyre qyteteve të marrin frymë. Të njejtën gjë Berisha ka bërë dhe në qarkun e Durrësit e atë të Shkodrës, ku ka zhvilluar mitingje menjëherë pasi kreu i PS Edi Rama ka prezantuar kandidatët për deputetë. Një "mbulim" një për një nga ana e Berishës për kreun e PS, dhe duke lajmëruar se një gjë e tillë duket do të jetë prezente dhe ditët në vijim.