Berisha: Rama takoi Fischer në Vjenë? U tha, por s'kishte foto

Report TV 2015-08-21

Views 1

GJIROKASTËR - Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë një bashkëbisedim me gazetarët në Gjirokastër. Në përgjigje të një pyetjeje mbi miratimin e 3 ligjeve, Berisha ka premtuar t'i votojë ato po pa përmendur fjalën kompromis që është ofruar nga kreu i LSI-së. Ai ftoi Ramën të votojë dhe ligjin për amnistinë e biznesit. Berisha tha se shprehej i keqardhur për takimin e zhvilluar në Vjenë mes Ramës dhe presidentit Fischer, i cili është dhe miku i tij, por vuri në dyshim këtë takim, pasi sipas tij "nuk kishte asnjë foto nga takimi".

Share This Video


Download

  
Report form