Faza e verdhë alerte në pjesën më të madhe të Maqedonisë!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kapela për fëmijë dhe të rritur, syze dielli, qytetarë me ombrella.Kështu dukej sot Shkupi në temperaturë 34 gradë celsius apo në 'faza e verdhë'. Qytetarët thonë se ndjehen të lodhur nga ndryshimi i shpeshtë i temperaturave ndërsa të nxehtin e ditës së sotme e kalojnë duke u freskuar me ujë ose duke qëndruar në ambiente të freskëta.

"Nxehtë është, mirë është..tash ma herët ka kap. Çka ofroni për kalimtarët e rastit që të freskohen? Limonadë, boronicë, akullore. A keni punë? Kemi nga pak, kemi".

"Të ju them të drejtën shumë nxehtë është..ndoshta është pak herët për shkak se muajt prill dhe maj ishin me shumë lagështi dhe temperaturat ishin të përballueshme, rreth 20 gradë ndërsa sot sigurisht është 30 gradë..andaj unë sot po shkoj të blej kapelë nëse do të mund të gjej".

Nga Enti hidrometeorologjik konfirmojnë shpalljen e fazës së verdhë por thonë se temperaturat e larta do të vazhdojnë deri nesër pasdite ndërsa gjatë natës pritet reshje shiu, erë dhe bubullima.

"Moti i nxehtë do të mbajë deri nesër, ndërsa nesër pasdite gradualisht do të jemi nën ndikimin e sistemit të ciklonit nga mesdheu që nënkupton se nesër në pjesët juglindore do të kemi ndryshim të motit të përcjellë me shi dhe bubullima. Reshje më të mëdha dhe kushte për breshër pritet nesër në mbrëmje si dhe të enjten kur edhe do të fryjë erë e fortë jugu. Temperatura e nesërme e mëngjesit do të lëviz mes 9 dhe 17 ndërsa ajo e ditës mes 24 dhe 33 gradë celsius", deklaroi Maja Kojdovska, sinoptikane.

Nga Enti njoftojnë se për shkak të reshjeve të shiut, të enjten do të kemi mot më të freskët që do të vazhdojë edhe të premten dhe të shtunën. Temperaturat do të jenë më të ulëta për 5 gradë dhe do të lëvizin prej 20 deri në 29 gradë. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form