AI: Janë përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë përkeqësuar, thuhet në raportin më të ri të organizatës Amnesty International për gjendjen e të drejtave të njeriut për vitin e kaluar. Në vitin 2012, marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve u përkeqësuan për shkak të incidenteve të shkaktuara nga mos toleranca etnike, thuhet në raport. Në të përmenden ngjarjet gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar, kur një polic maqedonas vrau dy shqiptarë në Gostivar, si dhe sulmet e motivuara etnikisht që ndodhën në mars në Tetovë. Në raportin vjetor të Amnesty International përmenden edhe vrasja e pesëfishtë afër liqenit të Smilkovës dhe arrestimi i njëzet shqiptarëve në Maj si të dyshuar për vrasje dhe terrorizëm. Sipas organizatës Amnesty International për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike kontribuoi edhe ajo që VMRO-DPMNE-ja e paraqiti projekt-ligjin për kompensimin e pjesëtarëve të forcave ushtarake dhe policore maqedonase dhe të afërmve të tyre, të cilët luftuan në konfliktin e vitit 2001, të cilën BDI e refuzoi për shkak se në të nuk ishin përfshirë pjesëtarët e UÇK-së. Përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e hodhi poshtë ankesën e të afërmve të maqedonasve të rrëmbyer nga UÇK për interpretimin e ligjshmërisë së ligjit të amnistisë të miratuar nga Parlamenti në vitin 2011. Organizata Amnesty International shkruan edhe për atë se po vazhdojnë akuzat për torturim dhe keqtrajtim nga policia. Në raport gjithashtu theksohet se nën presionin e Brukselit, Qeveria e kufizoi të drejtën për braktisjen e vendit, të shpeshtën romë dhe shqiptarë etnikë. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form