TIRANE- Një lokal është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë Fakultetit të Drejtësisë në kryeqytet. "Tiki Bar" në rrugën "Perlat Rexhepi", ka marrë zjarr në rrethana ende të panjohura. Sipas informacioneve zjarri ka përfshirë katin e parë dhe të dytë të ndërtesës ku ndodhej lokali duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. "Tiki Bar" është djegur plotësisht, pasi është ndërtuar i gjithë me dru. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.