Rifillojnë sërish ekzekutimet e urdhrave përmbarimore për nxjerrjen nga shtëpia të disa banorëve, për t'ua kthyer ato, ish-pronarëve. Kësaj here, radha ka qenë e disa banorëve pranë rrugës së Durrësit, të cilët kanë denoncuar në "A Report!" mënyrën se si po nxirren nga shtëpitë e tyre, pa pasur asnjë lloj dokumentacioni. Dy prej banorëve të kësaj godine, i janë bashkëngjitur grevës së urisë të banorëve pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" duke ndarë të njëjtin shqetësim me ata.