STOCKHOLM- Dhjetëra makinave u është vënë zjarri nga protestues dhe vandalë në 10 lagje periferike, ku jetojnë pjesa më e varfër dhe e populluar nga emigrantë të huaj. Vandalizmi u përhap edhe jashtë kryeqytetit për herë të parë të premten, ku disa të rinj u vunë zjarrin disa automjeteve dhe ndërtesave në dy qytete afër kryeqytetit. Ambasada amerikane dhe ajo britanike u kanë bërë thirrje shtetasëve të tyre që të qëndrojnë larg vendeve, ku ka trazira.