Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, pati një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa.
Pas takimit, në një prononcim për TV A1Report, Gazmend Oketa, tha se në qendër të bisedës ka qenë situata parazgjedhore në vend, situata aktuale në KQZ dhe seanca që pitet të mbahet nesër në Kuvendin e Shqipërisë për 3 ligjet.
Oketa ka shprehur shqetësimin se mos plotësimi i KQZ me 7 anëtarë, mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm për prishjen e rezultatit zgjedhor.