ELBASAN - I është vënë flaka një posteri të madh elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste Alfred Peza, i vendosur në hyrje të qytetit të Peqinit.
Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të mëngjesit të sotëm. Kandidati Peza duke denoncuar incidentin në autostradën, Rrogozhine- Elbasan, bën përgjegjës kryeministrin i cili në mitingun elektoral të katër ditëve më parë në Peqin, nisi sulmet personale ndaj tij.