Këshilli i Strugës ende pa kryetar

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Këshilli Komunal i Strugës mbetet pa kryetar edhe dy muaj pas verifikimit të mandateve të këshilltarëve komunal. Kryetari i degës së BDI-së Ramiz Merko, thotë se pas mbledhjes së fundit nuk kanë pasur asnjë takim me PDSH-në për ti dhënë zgjidhje ngërqit politik në Strugë dhe fajtor për këtë sipas Merkos është Kryetari i Komunës së Strugës dhe dega e PDSH-së ne Strugë, e cila sç shprehet ai po tregohen neglizhente ndaj kësaj çështjeje që kërkon zgjidhje të shpejtë.

"Edhe pas dy muajve të marrjes së mandateve të këshilltarëve të zgjedhur për zgjëdhjet lokale 2013 për këshillin e komunës së Strugës, mund të themi që neglizhenca e kryetarit aktual, apo edhe e Partisë Demokratike Shqiptare, dega në Strugë, vazhdon në mos zgjedhjen e kryetarit të këshillit të komunës së Strugës. Ne gjithmonë kemi thënë që jemi të hapur për bashkpunim në këshillin komunal të Strugës, apo në Komunën ë Strugës. Për të dhënë kontributin tonë në formimin e këshillit të komunës së Strugës. Këtë e dëshmuam edhe në zgjedhjen e kryetarit të Strugës, ku BDI-ja me të gjithë anëtarësinë e saj, në balotazh votoj pro kandidatit shqiptar në Strugë", tha Ramiz Merko, kryetar i degës së BDI-së në Strugë.

Merko fajësoi edhe partitë politike maqedonase të përfaqësuara në këshill, se për mungesë të gadishmërisë për zgjedhjen e kreut të këshillit.

"Mendoj se partit maqedonase, të cilat ofrojnë bashkpunim, më duket më tëpër ofrojnë mos bashkpunim, apo kërkojnë që me cdo kusht që këshilli i komunës së Strugës mos funksionoj. Besoj që këshilli komunal i Strugës do të formohet nga shqiptarët", deklaroi Ramiz Merko, kryetar i degës së BDI-së në Strugë.

Nga Partia Demokratike Shqiptare nuk japin detaje por vetëm konfirmojnë se në dy javët e fundit nuk kanë zhvilluar asnjë takim me BDI-në. Nga ana tjetër Pero Petkovski, kryetar i degës së VMRO-DPMNE-së , nëpërmjet telefonit tha për Alsat se ka pasur disa takime me PDSH-në, dhe se ato kanë qënë produktive, por ai thotë se edhe PDSH-ja duhet të lëshoj pe në këto bisedime. Petkovski gjithashtu kumtopi qëndrimin e bllokut maqedonas se nuk do mbështesin Abdulla Qazimin për kryetar të këshillit. Durim Etemi

Share This Video


Download

  
Report form