Shkupjanët nuk e ndiejnë projektin 'Shkupi 2014' si pjesë të identitetit të tyre historik dhe kulturor. Madje përshtypje të tillë nuk kanë vetëm shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike, trashëgimia kulturore e të cilëve pothuajse fare nuk është përfshirë në këtë Projekt, por edhe vetë maqedonasit. Studimi më i ri i Institutit për shkenca shoqërore i mbështetur nga fondacioni Fridrih Ebert, nxjerr në pah se monumentet dhe statujat që kanë vërshuar kryeqytetin, nuk kanë ndryshuar perceptimin e qytetarëve mbi identitetin e tyre.
"As njerëzit të cilët e mbështesin projektin nuk e përjetojnë atë si të përafërt me kulturën e tyre..projekti nuk përputhet me kodet e kulturës së përditshme dhe nuk depërton në kulturore të tyre . As bashkësitë e tjera etnike projektin nuk e përjetojnë si maqedonase, pra nuk përputhet më perceptimin e tyre mbi identitetin maqedonas, e përjetojnë si të huaj, si antitrup", deklaroi Katerina Kollozova, Instituti për shkenca shoqërore dhe humane.
Sipas pjesëmarrësve në debat, projekti 'Shkupi 2014' jo vetëm që thellon ndasitë etnike dhe religjioze në shoqëri, por paraqet dhe një projekt shumë agresiv me atë që pjesa më e madhe e statujave përfshijnë armë. Pjesëmarrësit po ashtu theksuan se kthimi në të kaluarën nuk i ndihmon zhvillimit të shoqërisë.
"Me këtë projekt por edhe me diskursin që përdoret në shtet ne kthehemi nga e kaluara. Duke u kthyer nga e kaluara ju nuk do të bëni hapa përpara por do të mbeteni diku tek ato gurrë që u ekspozuan në Athina dhe Romë, ne kemi shumë më pak të tillë dhe nuk mund të garojmë me ata", tha Petar Atanasov, profesor universitar.
Përveç dëmeve të mëdha financiare që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë xhepin e çdo qytetari, për pjesëmarrësit e tribunës së sotme, projekti 'Shkupi 2014' ka pasoja të mëdha si identitetin kulturore dhe historik të Maqedonisë. Ata sugjeruan largimin fizikisht të figurave të diskutueshme por edhe dhënien fund të ndikimin psikologjik dhe kulturore ndaj popullit. Semra Jakupi