Spitali i Krujës, 3 muaj pa antibiotikë

Report TV 2015-08-21

Views 2

KRUJË - Për t'u shtruar në spitalin e Krujës, pacientëve u duhet të marrin me vete shumë lloj ilaçesh, sidomos antibiotikë.

Mjekët pohojnë se spitali është në krizë, pasi mungojnë materialet bazë për të kryer çdo shërbim. Ata thonë se vonesat e medikamenteve nga Ministria e Shëndetësisë kanë sjellë një situatë të vështirë me kurimin e pacientëve, ndërsa mungesa e ilaçeve është një alarm, që ka nisur prej më shumë se tre muajsh.

"Gjatë periudhës nga maji e këtej, ne kemi pasur disa mungesa medikamentesh, kryesisht të spektrit të antibiotikëve. Presim që brenda 2-3 ditëve kjo sasi me koston prej 1.2 milionë lekë të reja të miratohet nga Ministria, e deri në kohën e lëvrimit të këtyre fondeve nga Ministria e Shëndetësisë ne të bëjmë blerjet me prokurim të drejtpërdrejtë", u shpreh Adrian Mataj, drejtor i spitalit klinik të Krujës.

Share This Video


Download

  
Report form