TIRANË -- Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka paralajmëruar se Shqipëria është pranë recesionit, pranë fillimit të rënies ekonomike. Në tremujorin e parë të këtij viti rritja e ekonomisë ka qënë vetëm 0.5% që tregon një situatë kritike, e cila nuk do lejuar të përparojë. Këtë deklaratë Meta e ka bërë gjatë një bashkëbisedimit me studentë, kryesisht të diplomuar jashtë shtetit dhe i shoqëruar nga nënkryetarja e LSI-së, Klajda Gjosha.