Qeveria në seancën e djeshme ka shkarkuar nga detyra zv/ drejtorin e doganave Driton Fejza dhe në vend të tij ka emëruar Lavdrim Veliun nga Gostivari. Ndryshimet kadrovike sipas qeverisë bëhen për shkak të efikasitetit të këtij institucioni. Zv/drejtori i ri i Doganave Lavdrim Veliu deri tani ka ushtruar detyrën e drejtorit të postave në Gostivar. Ndryshe Driton Fejza postin e zëvendës drejtorit në dogana e ka ushtruar që nga viti 2011, ai një periudhë ka qenë në qendër të kritikave për neglizhencën e tij sa i përket avancimit të pozitës së shqiptarëve në doganat e Maqedonisë si dhe përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në këtë institucion. Numri i të punësuarve shqiptarëve sipas të dhënave të fundit është rreth 140 të punësuar ose 11,6%.
"Qeveria në seancën e saj të rregullt mbrëmë ka bërë një ndryshim kadrovik në drejtorin e doganave, në vend të zv. Drejtorit të deritanishëm Driton Fejza për zëvendës drejtor të ri në këtë institucion shtetëror është emëruar Lavdrim Veliu. Është një ndryshim kadrovik i cili është bërë me vendim të qeveris që të vetmin arsye dhe të vetmin qëllim e ka avancimin në punën dhe reformat që bëhen nga ky institucion shtetërorë", tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.
Kohë më parë si rezultat i dorëheqjes së ministrit të arsimit Pançe Kralev, kryeministri Gruevski ishte i detyruar që të bëjnë disa ndryshime në eshalonin e parë, duke zëvendësuar kështu Kralevin me Spiro Ristovskin, derisa në vend të Ristovskit emëroi Dime Spasovin. Gjyltene Rexhallari