TIRANE - Më shumë së gjysma e nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në qytetin e Durrës, Elbasan dhe Peshkopi, thonë se kurset private në lendët e ndryshme zhvillohen nga disa mësues të lëndës në mënyrë të detyruar. Për këtë ata pohojnë që këta mësues ushtrojnë dhunë psikologjike ndaj tyre si ulja e notës. Kjo sipas një sondazhi të bërë në shkollat e këtyre qyteteve nga "Zëri 16+" dhe organizata për mbrojtjen e fëmijëve Save the Children. Në raportin e publikuar nga ta thuhet se "Lidhur me zhvillimin e kurseve private në lendët e ndryshme, mbi gjysma e nxënësve të anketuar na kanë treguar se ato zhvillohen nga disa mësues të lëndës në mënyrë të detyruar.