Kombet e Bashkuara thanë se më shumë 10 milion persona në Siri , gjysma e popullsisë do të kenë nevojë urgjente për ndihmë humanitare në fund të 2013-s nëse konflikti vazhdon me të tilla ritme. Zyrtarët lëshuan këtë kërkesë financiare e cila është më e madhja në histori për t'u ardhur në ndihmë viktimave të konfliktit sirian.
Shuma e parashikuar nga OKB-ja është 4.4 miliard dollarë për t'i ardhur në ndihmë popullsisë siriane. Antonio Guterres, Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët, tha se përshkallëzimi i krizës së refugjatëve po përhapet dukshëm tek fqinjët e Sirisë për të cilët komuniteti ndërkombëtar nuk është e përgatitur.