TOKIO - Burri më i vjetër në botë ka vdekur sot në moshën 116-vjeçare. Japonezi Jiroemon Kimura, i lindur më 19 prill 1897, ka vdekur nga shkaqe natyrore në një spital të Kiotos thhuet në një deklaratë qeveritare. Kimura është njohur nga Rekordet Botërore të Guinness-it si personi më i vjetër i gjallë në planet në dhjetor të vitit 2012. Raportet thonë se ai ka punuar në një zyrë postare për rreth 40 vjet dhe se ka shtatë fëmijë.
Madje fqinjët thonë se ai ka punuar deri në moshën 90-vjeçare duke ndihmuar djalin e tij në një fermë bujqësore. Ai është gjyshi i 14 nipërve e mbesave, stërgjyshi i 25 fëmijëve dhe katragjyshi i 13 të tjerëve.