TIRANE- Dy javë para votimeve, emisioni "Fiks Fare" sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh. "Fiks Fare" solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve nga stafi i kandidatit të PD-së në Tiranë, Gazmend Dibra. Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën "Myslym Shyri". Gazetarët e këtij emisioni kanë mundur të filmojnë edhe kandidatin për deputet, Dibrën, brenda ambienteve të dyqanit ku shiteshin bojërat, si dhe ndihmat e paketuara, gati për t'ua dhënë banorëve të rrugës "Myslym Shyri", të cilët i kishin garantuar votën Dibrës.